Telenews

Katër super ndeshje në Botërorin 2026 sot, Messi, Mbappé dhe Haaland zbresin në fushë

Katër super ndeshje në Botërorin 2026 sot, Messi, Mbappé dhe Haaland zbresin në fushë

Botërori 2026 vazhdon sot me katër përballje mjaft interesante në fazën e grupeve, ku në aksion do të jenë disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Programi i sotëm nis me ndeshjen Francë – Senegal, një duel që rikthen kujtime nga surpriza e madhe e Botërorit 2002, kur senegalezët mposhtën francezët në ndeshjen hapëse.  

Më pas, Norvegjia e udhëhequr nga Erling Haaland do të përballet me Irakun, në një ndeshje ku skandinavët synojnë ta nisin me fitore aventurën e tyre në Kampionatin Botëror.  

Vëmendja e madhe e mbrëmjes do të jetë te kampionët në fuqi, Argjentina, të cilët me Lionel Messin në krye do të luajnë ndaj Algjerisë. Argjentinasit synojnë ta nisin mbrojtjen e titullit me tre pikë.  

Ndeshja e fundit e ditës do të zhvillohet mes Austrisë dhe Jordanisë, një takim që pritet të jetë i luftuar për pikët e para në grup.  

Programi i ndeshjeve për sot:

⚽ Francë – Senegal

⚽ Irak – Norvegji

⚽ Argjentinë – Algjeri

⚽ Austri – Jordani

Tifozët e futbollit pritet të shijojnë një ditë spektakolare, me emra të mëdhenj si Kylian Mbappé, Erling Haaland dhe Lionel Messi që do të kërkojnë të lënë gjurmë në Botërorin 2026. 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 shtator

Rrezarta Ramaj

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj