Telenews

KB Vëllaznimi e zyrtarizon lojtarin e parë të huaj për Superligë

Skuadra e rikthyer sivjet në elitën e basketbollit kosovar, Vëllaznimi e ka zyrtarizuar lojtarin e parë të huaj.

Gjakovarët kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Preston Knowles.

Lojtari në fjalë është i gjatë 187 centimetra dhe luan në pozitën e organizatorit.

Skuadra e fundit e Knowles ka qenë ”Mono Vampire” në elitën tajlandeze me të cilët në 14 ndeshje ka pasur mesatare prej 12 pikëve, 5.9 asisteve e 5.6 kërcimeve për ndeshje.

Knowles ka përvojë të madhe në Evropë me Dnipron në Ukrainë, Kaodin në Greqi, Ironi Nes Zionën e Maccabi Ashdodin në Izrael, AEK Larnacën në Qipro, Zarën në Kroaci, Derthonën në Itali etj.

Lojtari në fjalë edicionin e kaluar ishte prezantuar si lojtar i Pejës, por më pas transferi i tij tek ekipi kosovar kishte dështuar për shkaqe ende të panjohura. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

KushtrimGuraj