Telenews

KEDS-i: Disa vende kanë mbetur pa rrymë, sepse ka konsum rekord

Zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi, ka dhënë përgjigje lidhur me raportimet se disa pjesë të Drenicës, janë pa rrymë për mbi më shumë 24 orë.

Ai tha se disa vende të Kosovës kanë mbetur në këtë gjendje si pasojë e konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, ndërsa theksoi se s’bëhet fjalë për reduktime ose ndalesa.

“Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord, që së fundi po shkon deri në 1500 MW/h, po shkaktohen ngarkesa në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa vende në Kosovë. Rrjedhimisht nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë elektrike ose ndalesa”,  deklaroi Krasniqi.

Lusim qytetarët tanë që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen këto astete. Kursimi i saj mundëson operim më tumirë të rrjetit dhe shërbim më efikas”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Të ngajshme

Xuxi pretendon se Gresa “ka pëlqim për të” – këto janë sinjalet, sipas tij!

Erzana Fazliu

Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi

Erzana Fazliu

Loredana hap zemrën, tregon periudhën si e përjetoj ndarjen me Mozzik-un

Erzana Fazliu