Telenews

Keir Starmer, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

Në zgjedhjet parlamentare në Britani, laburistët mposhtën konservatorët pas 14 vjetësh.

“Ne kemi thënë se do t’i japim fund kësaj rrëmuje, dhe do ta bëjmë; ne kemi thënë se do t’ia nisim nga e para, dhe e kemi bërë. Sot, ne e fillojmë kapitullin e ri, e nisim punën e ndryshimeve, misionin e një ripërtërirje kombëtare dhe fillimin e ndërtimit të vendit tonë”, ka thënë Starmer në fjalimin e parë drejtuar popullit si kryeministër.

Në zgjedhjet e së premtes laburistët e qendrës së majtë kanë fituar shumicën e ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

Në Britani të Madhe nuk ka zgjedhje paraprake apo balotazh, mbahet vetëm një rund votimi. Britania përdor një sistem votimi “first past the post”, që do të thotë se kandidati që përfundon në krye në çdo zonë zgjedhore do të zgjidhet, edhe nëse nuk merr 50% të votave. Kjo në përgjithësi ka çimentuar dominimin e dy partive më të mëdha, konservatorëve dhe laburistëve, sepse është e vështirë për partitë më të vogla të fitojnë vende nëse nuk e kanë të përqendruar mbështetjen në fusha të veçanta.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj