Telenews

KEK-u reagon pak orë para grevës së Sindikatës, thotë se rritja do të shqyrtohet në fund të muajit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar sonte në orët e vona lidhur me paralajmërimet e Sindikatës së Punëtorëve të saj për grevë gjatë ditës së nesërme.

Komunikata e lëshuar për media ka nisur me falenderim për punonjësit e kësaj korporate e në veçanti për ata të divizionit të prodhimit të qymyrut dhe termocentralet (A/B), transmeton Telenews.al

Tutje, shkruan se KEK-u vlerëson punëtorët e vetë si asetin më të rëndësishëm dhe se në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat e tyre.

Në komunikatë, KEK-u thekson se paga mesatare në këtë Korporatë është mbi pagën mesatare në sektorët publik e privat në vend, duke përmendur edhe disa benifite tjera për punonjësit e saj dhe disa shtesa që ka ekzekutuar gjatë vitit të kaluar e që duket të jenë alibi për arsyetim ndaj punëtorëve që sipas publikimeve të sindikatës së tyre, punojnë në kushte të tmerrshme pune dhe mbulojnë edhe nga 2-3 pozita pune, për shkak të mungesës së punëtorëve.

Krejt në fund, në komunikatën e KEK-ut  shkruan se bordi i Korporatës ka tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, por që rritja e pagave do të shqyrtohet pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit prill të këtij viti, pra bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut, tek atëherë do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut.

Mbetet të shihet se a do ta përfill këtë arsyetim, Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut, që nesër në mëngjes ka paralajmëruar grevë një orëshe, pasi sipas tyre deri tani, menaxhmenti i KEK-ut nuk i ka përfillur aspak kërkesat masive të punëtorëve të vetë. /Telenews.al/

Lexoni njoftimin e plotë të KEK-ut:

 

Të ngajshme

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Yllka Gashi

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Yllka Gashi