Telenews

Kënga e Semit dhe Ron Zaitit na qenka fshirë nga Dafina Zeqiri

bardhe-e-zi,-dafina-zeqiri-merr-vemendje-me-veshjen-transparente-ne-fotosesionin-e-ri

Bashkëpunimi “All you lovin’” i Ron Zaitit me Semin u fshi papritur nga YouTube dhe pak kohë më parë, Semi la të nënkuptuar se ishte vendim i Ronit për ta fshirë, gjë që siç duket nuk është e vërtetë.
Në një intervistë për “Glamour Zone”, ai u shpreh: “Të them të drejtën, s’e kam fshirë unë këngën, është interpretuar keq. Unë kam qenë pjesë e labelit Moneyz Music, ku nuk jam më pjesë.”
Më tej, këngëtari shtoi se ka qenë Moneyz Music që ka vendosur ta fshijë këngën dhe ai nuk e di arsyen pse. “Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk kam më kontratë me ta,” tha ai.

“Arsyen s’e di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina [Zeqirit], e cila ka vendosur t’i heqë të gjitha këngët nga YouTube-i dhe ashtu ka ndodhur. Nuk janë hequr nga unë,” përfundoi ai.

Të ngajshme

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj

Fejesa e aktores me Brad Pitt: Më erdhi turp që u ndamë

Yllka Gashi

“E godita veç një herë me shpullë”, zbardhet dëshmia e Jozit në gjykatë

Yllka Gashi