Telenews

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin.

Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit të Big Brother VIP Albania.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Tutje, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të estradës.

Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Lirshëm mund të thuhet se ka marrë gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Të ngajshme

Kuku çka kish n’Tik Tok / Sevdai Radogoshi flet për të rinjtë shqiptar

Donat Hashani

Skandalet në veshjet e këngëtareve të estradës kosovare (VIDEO)

Donat Hashani

VIDEO/Heidi shfrenon fantazinë, ulet në prehrin e Romeos dhe bën lëvizje provokuese

Donat Hashani