Telenews

“Kërcënim i vlerave evropiane”, Osmani dënon fuqishëm atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili është plagosur të mërkurën teksa po takohej me mbështetësit e tij.

Në një postim në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se i dënon fuqishëm këto akte të dhunës që kërcënojnë vlerat evropiane.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të tmerrshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kryeministri Fico është plagosur rëndë nga të shtënat me armë dhe është në gjendje kritike.

Ai është goditur në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas mediumit sllovak TA3.

Kryeministri sllovak në “gjendje të rëndë” si pasojë e plagosjes me armë

Autoritetet po e transferojnë atë me helikopter në qytetin e Banska Bystrica për trajtim të mëtejmë.


source

Të ngajshme

Kallas dhe Kos për zgjedhjet e 9 shkurtit: Presim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

KushtrimGuraj

Cakolli: Nuk pres përmbyllje të ciklit zgjedhor para marsit

KushtrimGuraj

Vazhdon numërimi i votave për deputetë, por sistemi i KQZ-së me probleme

KushtrimGuraj