Real Madridi është i gatshëm t’i shesë Rodrygo dhe Brahim Diaz, por të paktën kërkon 225 milionë euro.
mbretërit janë të gatshëm t’i shesin, Rodrygon (24 vjeç) dhe Brahim Diaz (25 vjeç) për një shumë të majme gjatë verës.
Grupi i udhëhequr nga Florentino Perez dëshiron të marrë jo më pak se 225 milionë euro nga të dy.
Real Madridi e vlerëson Rodrygon me 150 milionë euro, ndërsa Brahim Diaz vlerësohet në 75 milionë euro, shkruan Defensa Central.
Rodrygo ka ende një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028, ndërsa Brahim Diaz ka ende një marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2027.
Manchester City thuhet se është i interesuar për shërbimet e Rodrygos, i cili këtë sezon ka 50 ndeshje, 13 gola dhe 10 asistime. 100 milionë euro euro është vlera e tregut e Rodrygos, sipas Transfermarkt.
Brahim Diaz ka arritur të luajë 49 ndeshje, të ketë gjashtë gola dhe shtatë asistime në sezonin aktual me Real Madridin ndërsa vlera e tij është 45milionë euro.
Klubi mbretëror do të futet fuqishëm në afatin kalimtar veror, ku do të kërkojë ta përforcojë skuadrën pas dështimit spektakolar këtë sezon, ku rrezikon të mbetet pa asnjë trofe.