Telenews

Kërkohet paraburgim ndaj serbit që dyshohet për pjesëmarrje në dhunën e 29 majit në Zveçan

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj serbit i cili i u arrestua dje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në dhunën e 29 majit në Zveçan.

Sipas njoftimit, i pandehuri me inicialet S.M akuzohet për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot policia ka njoftuar se i pandehuri dyshohet për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës & rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare &  sulm ndaj personit zyrtarë & pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm”.

Më 29 maj, serbët ishin mbledhur në komunat në veri të vendit për të kundërshtuar zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë.

Ata kishin tentuar katër ditë më herët të parandalonin hyrjen e kryetarëve në zyret e tyre, por ishin përleshur me Policinë dhe situata më pas kishte eskaluar në përplasje edhe me trupat e KFOR-it e protestuesve. Disa ushtarë të KFOR-it ishin lënduar ndërkaq protestuesit kishin sulmuar edhe Policinë e gazetarët në terren.

Arrestohet një serb i dyshuar për dhunën e 29 majit në Zveçan

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani