Telenews

Kërkohet paraburgim për banoren e “It’s my home”, dyshohet për këto dy vepra penale

kerkohet-paraburgim-per-banoren-e-“it’s-my-home”,-dyshohet-per-keto-dy-vepra-penale

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar dje nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmarrësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Lidhur me këtë, tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimin ndaj të dyshuarës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ajo tha se Llumnica dyshohet për veprat penale “Sulm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Rama uron 28 Nëntorin, njofton për koncertin e sotëm të Dua Lipës

Genc Gerguri

Big Mama thotë se fiton 20 mijë euro nga një dasmë

Donat Hashani

Kërkesa e pazakontë e Adele për fansat: Konsumoni sa më shumë alkool gjatë koncerteve të mia

Portali Telenews