OHT përmes një reagimi thotë se e mbështesin këtë ligj, por sipas tyre duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.
Reagimi i plotë:
Reagim lidhur me ligjin për kontrollimin e duhanit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës vlerëson se mënyra e aplikimit të Ligjit për Kontrollimin e Duhanit është duke ju shkaktuar dëme të mëdha bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.
Oda mbështet aplikimin e Ligjit për Kontrollimin e Duhanit, por thekson se duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.
Në mënyrë që ky ligj të jetësohet por edhe që të mos u shkaktohen dëme bizneseve Oda apleon që në grupin punues për rishikimin e ligjit të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve pra edhe një përfaqësues nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

