Telenews

Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.

Gazeta Sinjali mëson se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.

Viktimat janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj