Avokati Arianit Koci ua ka dërguar një mesazh atyre që kanë spekuluar dhe kanë dhënë interpretime amatoreske për ngjarjen e Faton Hajrizit.
Ai ka thënë që spekulimet rreth trupit të Faton Hajrizit duhet të ndalen.
Sipas një shkrimi të avokatit në Facebook, nëna dhe familja e Faton Hajrizit janë lënduar e dëmtuar nga këto spekulime.
“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën!”, ka shkruar Koci.
Koci ka deklaruar se kufomën “të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit”.
“Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka shkruar ai.

