Telenews

KF Drenica U19 shpallet kampion në Ligën e Parë të Juniorëve – ngjitet në Superligë

Sukses i madh për grupmoshën U19 të KF Drenica, që nën drejtimin e trajnerëve Lulzim Derguti dhe Bekim Xani, janë shpallur kampionë të Ligës së Parë të Juniorëve dhe kanë siguruar inkuadrimin në Superligë.

Juniorët kuqezi treguan dominim të plotë gjatë sezonit, duke e përmbyllur kampionatin pa asnjë humbje. Nga 14 ndeshje të zhvilluara, ata fituan 12 herë dhe barazuan në dy raste, me një goldallim mbresëlënës – 45 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pranuar.

Kupa dhe medaljet për kampionët iu dorëzuan nga përfaqësuesit e FFK-së, Ardian Llumnica, kryetar i Komisionit të Garave për Ligën e Juniorëve, si dhe Bardhec Seferi, kryetar i Ligës Rajonale të Futbollit për Mitrovicë.

Ky sukses është rezultat i punës së përkushtuar të stafit teknik, mbështetjes nga drejtuesit e klubit, si dhe angazhimit të vetë futbollistëve, të cilët po dëshmojnë talent të jashtëzakonshëm. KF Drenica vazhdon të jetë shembull për zhvillimin e ekipeve zingjirore, me shumë lojtarë që tashmë janë pjesë edhe e skuadrës së parë.

 

Të ngajshme

Mbushet kupa, Ancelotti do të largohet nga Reali në fund të sezonit

Erzana Fazliu

Reali s’ia vren, Arsenali fiton edhe në Madrid dhe kalon tutje

Donat Hashani

Interi vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale ndaj Bayernit

Donat Hashani