Telenews

KFOR-i asgjëson një mjet të dyshuar shpërthyes në Mitrovicë

Pas kërkesës së Policisë së Kosovës, njësia finlandeze e KFOR-it ka asgjësuar një mjet të dyshuar shpërthyes në jug të Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se kjo njësi është e trajnuar dhe e pajisur për trajtuar mjetet e pashpërthyera kurdo dhe kudo që kërkohet.

“Pas një kërkese të Policisë së Kosovës, personeli finlandez i dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar në asgjësimin e sigurt të një municioni të dyshimtë shpërthyes të zbuluar në jug të Mitrovicës, më 16 maj 2024”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj