Telenews

KH Rahoveci afër titullit të parë në histori të klubit, fiton finalen e parë ndaj Besës

 

 

Hendbollistët e Rahovecit, në një atmosferë impozante para 1800 shikues, bënë hapin e parë drejt titullit të kampionit, mbasi e mposhtën Besa Famgas në ndeshjen e parë të Play Off me rezultat 34:30, dhe janë para aktit të shkruarjes së historikut të një shekull sporti në Rahovec.

Loja ka filluar me dominimin e rahovecasve të cilit deri në minutën e 17, dhe epërsinë prej tre golave, kur Mali Luzha shënon për 12:9, për të pasojnë dy gola të Ardit Tafilajt, i cili zvogëlon rezultatin në 13:12. Mysafirët arrijnë të barazojnë në minutën 25, kur Marin Mariq shënon për 14:14. 30 sekonda para përfundimit të pjesës së parë, Alban Haziri shënon për 19:17, pason sulmi i mysafirëve, por mbrojtja e ngjeshur e vendasve bllokon gjuajtjen e Mariqit, dhe në kundërsulm të sekondës së fundit, Jon Muçolli shënon dhe e përmbyll pjesën e parë, 20:17.

Të përkrahur nga afro dy mijë shikuesë, lojtarët vendas fitojnë krahët, luajnë lojë të shpejtë në sulm, dhe në minutën 38, Egzon Gjuka shënon për gjashtë gola epërsi, 25:19. Mysafirët arrijnë të zvogëlojnë rezultatin në 30:27 në minutën 52 me golin e Igor Chieslov, por pasojnë golat e Hazirit, Gjukës, dhe Muçollit, dhe në minutën 55 semafori tregon përsëri epërsinë prej gjashtë golave, 33:27, dhe sa i përket rezultatit gjithka ka qenë e përfunduar për fitoren madhore të Rahovecit, 34:30./InfoRahoveci

Ndeshja e dytë luhet më 29 maj, dhe në dy fitore.

RAHOVECI – Besa Famgas 34:30(20:17)
Palestra sportive “ Mizahir Isma”
Shikues: 1800.
Gjyqëtarë: Besfort Jahja, Sherif Xhema.
Vëzhgues: Istref Sadriu.
RAHOVECI: CURRI, KADIRI, HAZIRI 7, ISUFI 2, TANUSHI, VUÇITËRNA, A.LUZHA, OSA, SHABANI, REXHA 1, M. LUZHA 4,GJUKA 4, ALLONSO 6,HENRICKUE, BISLIMI 3, MUÇOLLI 7.Trajner: VERIM ZHERKA.
Besa Famgas: Mehmeti, Chieslov 5, Istrefaj, Mariq 6, Kabashi, Mulaj 4, Vozilla 2, Prce 2, Beqiraj, Mushkolaj 3, Hajra, Gashi, Vokshi 4, Tafilaj 4, Muçolli. Trajner: Valon Sulejmani.

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu