Telenews

Kia EV6 GT është pasardhësi i Stinger

kia-ev6-gt-eshte-pasardhesi-i-stinger

Nga Kia kanë konfirmuar se porositë për modelin Stinger janë mbyllur – duke i hapur rrugë veturës së re plotësisht elektrike EV6 GT, më të fuqishme që ndonjëherë Kia e ka prodhuar.

Kia Stinger u lansua në vitin 2017, dhe që atëherë i është nënshtruar shumë përmirësimeve shumë të nevojshme në segmentin shumë konkurrues të sedaneve sportive evropiane.

Stinger që fuqizohet nga motori 3.3 litërsh V6 me benzinë, deri vonë ishte Kia me përshpejtimin më të shpejtë, pasi i nevojiteshin vetëm 4.9 sekonda që të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë.

Stinger ka qenë modeli sportive i Kia, limuzina me performansa të larta që bën tërheqje me rrotat e pasme, që ishte një realizim i synimeve të guximshme, për të krijuar një veturë të aftë të përshkojë distanca të gjata me rehati dhe stil.

Modeli i ri jo vetëm që merr kurorën e Stinger si Kia me përshpejtimin më të shpejtë (3.5 sekonda nga 0-100 km/h), por gjithashtu është vetura më e fuqishme e prodhuar nga Kia.

Fuqia e tij elektrike me dy motorë (një në pjesën e përparme dhe një në të pasmen), krenohet me një fuqi prej 585 kuaj-fuqi.

Të ngajshme

AI-ja premton një revolucion në mjekësi: Mund të ndihmojë në gjetjen e kurës për kancerin

Yllka Gashi

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi