Telenews

Kica-Xhelili paralajmëron kallëzim penal ndaj ministres Hajdari

 

 

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, duke folur për rezervat shtetërore, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se u ka thënë deputetëve të VV-së se duket bërë kallëzim penal, nëse siç u shpreh ajo, ministrja Hajdari vazhdon të fshehë, e ata vazhdojnë ta mbrojnë.

Kica-Xhelili tha se ata e morën shumë personale, madje u shpreh se njëri i kishte thënë që po kërcënon.

“Roli i deputetit nuk është të mbroj hajni të dyshuar. Sot u thash deputetëve të VV se duhet bërë kallëzim penal, nëse Ministrja Hajdari vazhdon të fsheh, e këta vazhdojnë ta mbrojnë. E morën shumë personale disa. Madje njëri më tha: po kërcënon. Po kërcënoj me çka? Me drejtësi? Me procedurë të ligjshme gjyqësore? Komisionin hetimor për meill e vaj, VV nuk e la të funksionoj. 3 muaj sabotim e 3 muaj manipulim”, ka shkruar ajo.

Kica-Xhelili tha se meqë ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet, sipas saj një hall duhet ta ketë.

“Ministrja po refuzon t’i dorëzoj dokumentet. Një hall duhet ta ketë. E VV po e mbron dikë që dyshohet për krim. Çka i bën kjo ata? Mos të harrojmë – ne kemi imunitet funksional, por nuk jemi imun ndaj ndjekjes penale.  Kushdo që ndjehet i kërcënuar, është dashur të mendoj para se ta sjell veten në situatë që të frikësohet nga hetimi penal”, shkroi tutje ajo.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj