Telenews

Kim Kardashian pranon një Tesla Bot prej 28 mijë eurosh

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me një video ku shfaqet ndërveprimi i saj me Tesla Bot-in, robotin inovativ të Elon Musk që kushton 30,000 dollarë (28 mijë euro).

Në video, e postuar në Instagram të hënën, 44-vjeçarja përshëndet robotin, i cili përgjigjet duke lëvizur dorën.

Kulmi i momentit është kur ata formojnë një zemër me duar, një gjest që Kardashian e përshkroi si të mahnitshëm, shkruan DailyMail.

Roboti demonstroi aftësi të tjera të sofistikuara, përfshirë një imitim të lëvizjes së vrapimit, një kërcim hula dhe përgjigjen me një gjest pranë kokës kur u pyet për gjatësinë.

Kardashian gjithashtu luajti me robotin lojën klasike “gërshërë, letër, gur”, ku makina tregoi saktësi të habitshme.

Ende nuk është e qartë nëse Tesla Bot-i ishte një dhuratë apo thjesht i huazuar për yllin e realitetit, e cila është një fanse e njohur e markës Tesla.

Ajo shpesh është parë duke përdorur Cybertruck-un e saj, të cilin e shtoi në koleksionin e vet në shkurt 2024, duke ndjekur një version të zi mat në maj.

Vetëm disa ditë më parë, Kardashian u ndalua nga policia në Kaliforni për shkak të xhamave të errët në makinën e saj.

Të ngajshme

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e saj, shfaqet me veshje dhe aksesorë tradicionalë

Rrezarta Ramaj