Telenews

Kim Kardashian rrëmben vëmendjen në eventin e Kylie Jenner-it me fustanin tejet të hapur

kim-kardashian-rremben-vemendjen-ne-eventin-e-kylie-jenner-it-me-fustanin-tejet-te-hapur

Kim Kardashian rrëmben vëmendjen në eventin e Kylie Jenner-it me fustanin tejet të hapur

Kim Kardashian shkëlqeu në eventin e markës së bukurisë së motrës së saj, Kylie Jenner, në Los Angeles, duke veshur një fustan rozë me dekolte shumë të hapur.

44-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj seksi, të kombinuar me taka transparente dhe aksesorë të mëdhenj argjendi.

Në eventin familjar morën pjesë edhe motrat e tjera të klanit Kardashian-Jenner. Khloe u shfaq me një fustan të shkurtër me xixa, ndërsa Kylie kishte veshur një fustan të ngjashëm me atë të Kim-it dhe shoqërohej nga vajza e saj, Stormi, me flokë rozë dhe një bluzë me fytyrën e nënës, shkruan DailyMail.

Kendall zgjodhi një fustan blu elegant dhe Hailey Bieber u shfaq me një fustan të zi saten me çarje të thellë.

Kris Jenner, që së fundmi ka bërë bujë me ndërhyrjet estetike, mbërriti me partnerin e saj Corey Gamble, të veshur në të zeza.

Ndërkohë, Kim po përballet me vëmendje të madhe pas lançimit të produktit të ri nga SKIMS, një tanga për qime pubike.

Ajo foli gjithashtu në një intervistë për “Call Her Daddy” për marrëdhënien toksike me ish-bashkëshortin Kanye West, duke rrëfyer vështirësitë e bashkëjetesës dhe bashkëprindërimit, si dhe ndikimin emocional që kishte përjetuar gjatë martesës së tyre nëntëvjeçare.

Kim theksoi se vendosi të largohej për të mbrojtur shëndetin e saj mendor dhe për të qenë një nënë më e mirë për katër fëmijët që ndan me Kanye-n.

Të ngajshme

Hailey Bieber dhe Kendall shkëlqejnë me elegancë në eventin e Kylie Cosmetics

KushtrimGuraj

Jessica Simpson komenton rolin e saj ‘të nxehtë’ me Rick Springfield në serialin All’s Fair

KushtrimGuraj

Diana konfirmon se është e dashuruar, merr dhuratën romantike (Foto)

Donat Hashani