Telenews

KJO ËSHTË SHUMA E PARAVE QË ARSENALI PO PLANIFIKON PËR ZHEGROVËN

Arsenali thuhet se po planifikon të provojë të nënshkruajë me anësorin e Lille, Edon Zhegrova në merkaton e ardhshme të verës.
23-vjeçari ka luajtur në shtatë ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar dy herë që kur iu bashkua skuadrës franceze në janar nga Baseli.
Edhe pse ai sapo ka ndryshuar skuadër, “Sky Sports News” raporton se anësori është identifikuar si një objektiv transferimi për Arsenalin, i cili po kërkon të forcojë skuadrën e tyre.
Trajneri Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë me dikë në afatin kalimtar të verës dhe ai shpreson se klubi i Premierligës do të jetë në gjendje ta tundojë Zhegrovën për një lëvizje në “Emirates”.
Është raportuar se “Topçinjtë” mund ta blejnë atë për 15 milionë euro plus disa bonuse, të cilat do të ndihmonin në krijimin e opsioneve të mëtejshme për ekipin sezonin e ardhshëm.
Zhegrova kishte mundësinë të bashkohej me Marseille në merkaton e kaluar, por ai zgjodhi të luante për Lille.

Të ngajshme

Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

KushtrimGuraj

Luis Diaz thyen heshtjen dhe flet publikisht për të ardhmen e tij tek Liverpooli

KushtrimGuraj

Liverpooli refuzon 55 milionë euro për shitjen e yllit të tyre

Valjeta Turkaj