Telenews

KJO ËSHTË SKUADRA E DYTË QË BIE NGA PREMIER LIGA

Skuadra angleze Watford edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier Liga angleze pas humbjes së sotme 1:0 kundër Crystal Palace në stadiumin “Selhurst Park”.
Watfordi ishte 12 pikë larg mbetjes në Premier Ligë me katër ndeshje pa përfunduar ky sezon, gjë që nënkuptonte se fitorja në ndeshjen e sotme ishte jetike, përcjell KosovaPress.
Skuadra e Watfordit ka kaluar nëpër një sezon të dobët pasi që siguroi hyrjen në Premier Ligë sezonin e kaluar, ku deri tani ka arkëtuar vetëm 22 pikë nga 35 ndeshje, ku vetëm skuadra e Norwichit ka një rekord më të dobët.
Watfordi bëhet skuadra e dytë këtë sezon pas Norwich Cityt që siguron rënien nga liga angleze dhe biletën drejt Championshipit.

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj