Telenews

Kjo shumë e lartë e parave u vodh sot në grabitjen e armatosur në Finca të Prizrenit

Një rast i grabitjes ka ndodhur sot në filialin e institucionin mikrofinanciar “Finca” në Prizren.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe për rtv Besa nga Policia në Prizren dhe kanë bërë me dije se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Sinjali përmes burimeve të veta mëson se shuma e parave të grabitura është 10 mijë euro.

Ndërsa nga Policia thanë se grabitësi ka vepruar vetë dhe se në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë.

Të ngajshme

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

KushtrimGuraj

Hashani: Bedri Hamza njihet si politikan që mban premtimet për paga – fokusi duhet të jetë edhe sektori privat

KushtrimGuraj

Sada: Reduktimet e rrymës dhe vonesa e subvencioneve po e çojnë bujqësinë drejt kolapsit

Donat Hashani