Telenews

Klima ndizet e fiket vetë? Zbuloni shkakun që shumica e njerëzve nuk e dinë

Ja si ta zgjidhni shpejt

Nëse keni problem me klimën që ndizet dhe fiket vetë vazhdimisht, më së shpeshti shkaku është filtri.

Nëse vini re që kondicioneri juaj ndizet dhe fiket vetvetiu pa pushim, mund të bëhet fjalë për një problem të njohur si ‘short cycling’ (cikle të shkurtra).

Kjo ndodh kur klima punon për një kohë shumë të shkurtër, pastaj fiket, më pas ndizet përsëri – dhe kështu në rreth. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, prandaj mund të vazhdoni të pyesni pse ndodh kjo. Mos u shqetësoni, më poshtë shpjegojmë një arsye tjetër të mundshme.

Klima ndizet dhe fiket për shkak të qarkullimit të dobët të ajrit

Kondicioneri juaj e ftoh ambientin duke tërhequr ajrin e ngrohtë, duke e ftohur dhe duke e kthyer përsëri në dhomë. I gjithë procesi varet nga qarkullimi i mjaftueshëm i ajrit.

Nëse diçka pengon qarkullimin e ajrit, klima duhet të punojë më shumë për ta kompensuar, gjë që mund të shkaktojë mbinxehje. Kur pajisja mbinxehet, ajo fiket vetvetiu për t’u ftohur. Pasi të jetë ftohur, ndizet sërish dhe kështu krijohet ai rreth vicioz i ndezjes dhe fikjes, transmeton Telegrafi.

Shkaqet e qarkullimit të dobët të ajrit mund të jenë:

 Humbja e ajrit në kanalet e ventilimit – nëse kanalet kanë çarje, ajri del atje ku nuk duhet, gjë që rrit faturën e energjisë elektrike dhe shkakton probleme në funksionimin e klimës.

 Filtri i bllokuar i ajrit – kur filtri bllokohet nga pluhuri dhe papastërtitë, qarkullimi i ajrit vështirësohet. Kjo gjithashtu mund të bëjë që tubat e avullimit të ngrijnë.

 Rrjetat dhe hapjet e bllokuara – nëse diçka është vendosur përpara hapjeve të ventilimit, ajri nuk mund të qarkullojë lirshëm.

Çfarë duhet të bëni?

Së pari kontrolloni filtrin. Nëse është i bllokuar dhe klima ndizet e fiket vetë, zëvendësojeni. Një filtër i pastër gjithmonë ndihmon. Nëse problemi vazhdon, më së miri është të kontaktoni një specialist.

Të ngajshme

A e shkakton stresi vërtet kancerin? Shkencëtarët dhanë përgjigje

Valjeta Turkaj

Temperaturat arrijnë deri në 37°C

Erzana Fazliu

Çfarë tregojnë këmbët? 20 mesazhe që flasin për shëndetin tuaj

Valjeta Turkaj