Telenews

Klinë: 40-vjeçari kërcënon ish-bashkëshorten, përfundon në pranga të policisë

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Telenews.al.

Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në fshatin Gllarevë të Klinës, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 40-vjeçar përmes mesazheve zanore të dërguara në rrjete sociale, ka sharë dhe kërcënuar ish bashkëshorten e tij.

Për të mos mbaruar me kaq, mëngjesin e djeshëm i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimës dhe të njëjtës ia kishte kërkuar disa kartela bankare dhe telefonin mobil.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga veprimet e ish-bashkëshortit, 35-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, gjë që ka bërë që një njësi policore të dalë në vendin e ngjarjes dhe ta arrestojë në flagrancë të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe ai të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’. /Telenews.al/

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj