Telenews

KLITSCHKO: E ÇMOJMË SHUMË NDIHMËN E SHQIPËRISË NDAJ UKRAINËS

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, si dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Aty u shfaq edhe një videomesazh i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Ai në mesazhin e tij falënderoi Tiranën, e cila në këto momente të vështira po e mbështet vendin e tij.
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Donat Hashani

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

KushtrimGuraj

Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

KushtrimGuraj