Telenews

KLITSCHKO PËR MASAKRËN NË BUCHA: KËTO JANË SKENA HORRORI

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve pranë kryeqytetit ukrainas me skena nga një film horror.
“Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Bucha – këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat”, ka thënë ai, transmeton EVN, përcjell BBC.
“Ky është realitet. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine”.
“Unë nuk e kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës”.
“Agresori duhet të paguajë për këtë – të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë”, tha ai.
Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se trupat e 410 civilëve u gjetën në qytetet e zonës së Kievit që u morën kohët e fundit nga forcat ruse.

Të ngajshme

Kica-Xhelili e ashpër ndaj Albulena Haxhiut

Miftar Zejnullahu

AGK: Sulmet ndaj gazetarëve janë rritur në vitin 2022

Miftar Zejnullahu

Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale

Miftar Zejnullahu