Telenews

Klitschko reagon pas fitores së Usyk ndaj Joshuas

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko ka reaguar pas fitores së Oleksandr Usyk ndaj Anthony Joshuas.

Oleksandr Usyk është shpallur kampion bote në kategorinë e rëndë në boks.

Ukrainasi e ka mposhtur Joshuan pas 12 raundeve me vendim të ndarë të gjyqtarëve.

E Klitschko reagoi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke uruar dy boksierët për meçin.

“Çfarë lufte e jashtëzakonshme, nuk mund të jem më krenar për të dy luftëtarët. Usyk tregoi qëndrueshmëri, zemër dhe një strategji taktike të një kampioni të vërtetë! Lavdi Ukrainës”, ishte postimi i tij.

Të ngajshme

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj

Manchester United me katër mungesa para përballjes me Chelsean –

KushtrimGuraj

Mauro Icardi me dedikim emocional ndaj tifozëve të ish klubit Galatasaray!

Rrezarta Ramaj