E ardhmja e Marcus Rashford mbetet e pasigurt teksa afati kalimtar i janarit po shkon drejt përfundimit.
Sulmuesi i rritur në akademinë e Unitedit ka mbetur jashtë planeve të trajnerit të ri Ruben Amorim dhe ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij.
27-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh pas këtyre zhvillimeve dhe ndonëse preferenca e tij mbetet Barcelona, duket se karrierën do ta vazhdojë në Ligën Premier.
Në vend të kësaj, tashmë është raportuar se West Hami është favoriti i ri për të siguruar shërbimet e Rashford.
Rashford besohet se ka një admirim për trajnerin e West Hamit, Graham Potter, veçanërisht për mënyrën se si ai i trajton personalisht lojtarët e tij.
Kujtojmë se ndeshja e fundit e Rashford me fanellën e Unitedit ishte në dhjetor ndaj Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Evropës, dhe ai nuk ka luajtur më për ta që nga ajo kohë.
Në total, Rashford ka luajtur rreth 1,500 minuta këtë sezon, duke përfshirë 83 në ‘Community Shield’ gjatë muajit gusht.
Për një lojtar që ka 60 paraqitje me kombëtaren dhe 138 gola për Manchester United, është një shenjë e qartë se është koha që të largohet, ndonëse ka kontratë edhe për tri vite.
Potter ka nevojë për të përforcuar sulmin duke ditur se Cyrsencio Summerville i është bashkuar emrave si Jarrod Bowen, Michail Antonio dhe Niclas Fullkrug që janë të lënduar.