Telenews

Klubi i njohur insiston për Muriqin

Vedat
Muriqi nuk e di ende se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Sulmuesi
kosovar e mbylli huazimin në Mallorca dhe është rikthyer në Lazio, e cila e
mban kartonin e tij.

Por, 28 vjeçari do të largohet edhe nga kryeqyteti italian, pasi aty nuk la mbresa të mira duke i shënuar vetëm dy gola në një vit e gjysmë eksperiencë në “Olimpico”, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe,
mediat turke raportojnë se Galatasaray e ka nisur një ofanzivë për ta transferuar në Stamboll përfaqësuesin kosovar.

Presidenti i porsazgjedhur, Dursun Ozbek dëshiron t’ua bëjë dhuratë tifozëve kartonin e prizrenasit, njofton mediumi turk “Aspor”, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe trajneri i ri i Galatës, Okan Buruk e ka dhënë dritën e gjelbër për
transferimin e ish-futbollistit të Rizesporit.

Gjithashtu, edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe po mundohet ta rikthejë Muriqin në kryeqytetin turk.

Lazio i kërkon 11 milionë euro për kartonin e lojtarit, shkruan “Gazeta Express”.

Mallorca
mbetet ende në lojë, por po heziton ta paguajë këtë shifër, duke kërkuar nga Lazio që ta lirojë edhe më shumë çmimin e kartonit të futbollistit kosovar.

Muriqi do të vazhdonte me kënaqësi në La Liga, por nuk do të mbetej keq edhe nëse rikthehet në Superligën turke. /Gazeta Express/

The post Klubi i njohur insiston për Muriqin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Roma synon brazilianin Dodo, oferta joshëse për mbrojtësin e Fiorentinës

Valjeta Turkaj

Vinicius Junior hyn në elitën e Real Madridit me rekord golash dhe renditet krah legjendave

Valjeta Turkaj

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj