Telenews

Koloneli i FSK-së diplomon në kursin strategjik të sigurisë në Shqipëri

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kolonel Ali Krasniqi ka diplomuar në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe synimit të komandantit të FSK-së për ngritjen dhe avancimin profesional të personelit të FSK-së.

FSK ka bërë të ditur se kursi ka për qëllim përgatitjen strategjike të drejtuesve ushtarakë dhe civilë.

Po ashtu, në këtë trajnim të nivelit strategjik kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, vendet e NATO-s dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e bashkëpunimit, lidershipit dhe vizionit të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen.

Të ngajshme

Bora e parë zbardh majat e Alpeve Shqiptare

Yllka Gashi

Në Fushë Kosovë miratohet deklarata kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

Yllka Gashi