Telenews

Komandanti i KFOR-it pas takimit me Rakiç’in: Jemi të gatshëm të parandalojmë çdo eskalim të situatës në terren

Komandanti i KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, Ferenc Kajari, i cili të premten u takua me kryetarin e Listës Serbe dhe njëherit ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, përmes një komunikate për shtyp ka deklaruar KFOR-i është i përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe lirin e lëvizjes dhe sidomos për të parandaluar çdo eskalim të situatës në terren.

Njëri nga mesazhet e dhënë nga Kajari ishte edhe theksimi se KFOR-i nuk është i angazhuar në aktivitetet stërvitore me Policinë e Kosovës apo Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“KFOR-i ka përcjellë me shqetësim barrikadat në Veri të Kosovës më 31 korrik dhe ka rikujtuar rrezikun që situatat e tilla të tensionuara mund të kthehen në incidentet të dhunshme”, thuhet në komunikatën për shtyp e lëshuar nga KFOR-i.

“KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën dialogu i ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës mund të vazhdojë. Gjenerali Kajari u ka bërë thirrje palëve të evitojnë veprimet e njëanshme e të përmbahen nga dhuna”, thuhet më tej në komunikatë.

Në anën tjetër kërkesa e vetme e Listës Serbe në takim me Ferenc Kajari, ishte që KFOR-i të mbrojë serbët e Kosovës.

Sipas Listës Serbe, komandanti i KFOR-it ka treguar se situata në terren është e tensionuar dhe se duhet bërë gjithçka për të qetësuar situatën.

“Rakiç në takim ka kërkuar nga KFOR-i zbatim të plotë të mandatit të KFOR-it dhe për mbrojtjen e popullit serb”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lista Serbe.

Të ngajshme

Haziri në natën e 11-të të protestës: Populli e ka bërë pjesën e vet, tash është radha e institucioneve

Yllka Gashi

Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

Yllka Gashi

Bora e parë zbardh majat e Alpeve Shqiptare

Yllka Gashi