Telenews

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon pronarin, trajnerin e drejtorin e Ballkanit pas fyerjeve ndaj gjyqtarit

Skuadra e Ballkanit dhe zyrtarët e tij, kanë marrë gjoba të majme nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për incidentin në ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Të premten, Komisioni Disiplinor ka gjobitur Ballkanin me 1500 euro për lëshim në organizimin e ndeshjes, e cila u luajt në Suharekë dhe përfundoi me shifrat 1:1.

Në vendim thuhet se pasi futbollistët e dyja skuadrave kishin hyrë në zhveshtore “në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-në dhe tentuan t’i sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti”.

Po ashtu, thuhet se pas përfundimit të ndeshjes, disa persona të paautorizuar kanë sulmuar lojtarët e Dukagjinit, por intervenimi i policisë ka evituar pasojat nga ky sulm. Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja për shkak të akuzave se ekipi i tij me qëllim është dëmtuar nga gjyqtarët e ndeshjes është gjobitur me 1000 mijë euro.

Gjobë prej 1000 eurosh ka marrë edhe kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili thuhet se ka hyrë në zhveshtore të gjyqtarëve duke i kërcënuar e fyer edhe në baza familjare.

Ndihmës-menaxheri i Ballkanit, Idriz Hajrizi është gjobitur me 400 euro si dhe suspendim për tri ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK-ja, pasi thuhet se jo vetëm që ka fyer gjyqtarët por ka tentuar ta godasë referin e VAR-it, Mervan Bejtullahu.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi për fyerje ndaj gjyqtarit Bejtullahu, ka marrë gjobë në vlerë prej 300 eurosh.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj