Telenews

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË SIGURISË E MIRATON PROJEKTLIGJIN PËR POLICINË USHTARAKE NË FSK

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ky Projektligj u miratua nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha tha se projektligji është shikuar nga komisioni nen për nen dhe si i tillë i dërgohet Kuvendit për miratim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se i kanë mbajt dy mbledhje të grupit punues për këtë projektligj për policinë ushtarake.
“Jemi mundu që gjatë gjithë kohës të jemi korrekt dhe ta shqyrtojmë secilin nen. Rekomandimet që i kemi bërë grupi punues që ta procedojnë për seancë. Amendamentet që grupi punues i ka parapa që të përfshihen për policinë ushtarake do të dërgohen në Kuvend për miratim”, tha Dugolli.
Tutje deputeti Dugolli, i lexoi 13 amendamentet për të cilat pat rekomandime e sugjerime si dhe ndryshime të propozuara të dalura nga grupi punues.

Të ngajshme

ZKA nxjerr në pah shkelje në tenderin 15.9 milionësh për mirëmbajtjen e autoudhëve

Yllka Gashi

Tahiri për Thaçin: Lider i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Yllka Gashi

Pyetja për Zelenskyn, Rusia me urdhër arrest për gazetarin gjerman

Yllka Gashi