Telenews

KOMUNA E PRISHTINËS HAP TENDER 350 MIJË EURO PËR TRAJTIMIN E QENVE ENDACAKË

E për trajtimin e këtij problemi, Komuna e Prishtinës ka hapur dje një tender në vlerë prej 350 mijë euro.
Sipas njoftimit, afati i fundit për pranim të aplikimeve është më 23 maj.
Qentë endacakë në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore, marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve.
Rasti i fundit i sulmit nga qentë endacakë ishte gjatë ditës së sotme ku shihet se diku rreth tetë qenë endacakë i sulen një djali të ri, afër stacionit të autobusëve në kryeqytet.
Sipas të dhënave të publikuara, në 12 muajt e vitit 2021 u regjistruan mbi 200 sulme nga qentë endacakë.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj