Ditën e sotme u njoftua se një 12 vjeçar në Komunën e Skenderajt ka gjetur një kuletë me 2500 euro dhe kartela të bankave, duke e dorëzuar në polici.
E menjëherë sot, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura e ka ftuar në zyren e tij, djaloshin e vogël së bashku me prindin e tij, ku ka njoftuar se i ka bërë një dhuratë të vogël, transmeton Telenews.al
Kryetari Nura ka bërë me dije se për këtë vepër bujare, Blearti do ketë një dhuratë nga Komuna, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që i nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025. /Telenews.al/
Njoftimi i plotë:

