Policia e Kosovës ka dalur me njoftim pas plagosjeve të sontme në lokalin ”Bon Vivant” në Prishtinë.
Sipas policisë, të dyshuarit e implikuar tashmë janë identifikuar dhe po punohet në vazhdimësi nga organet policore dhe ato të hetuesisë, lidhur me rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.
Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .
Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm

