Telenews

Konfirmohet ndryshimi, Gjilani e luan ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Liepajas

UEFA ka tërhequr sot shortin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Në këtë raund, Drita do të takohet me ekipin finlandez, Inter Turku, Gjilani me ekipin nga Letonia, FK Liepaja, kurse Llapi me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti.

Sipas orarit të publikuar ditën nga UEFA, tri skuadrat kosovare parashihej që skuadrat kosovare ndeshjet e dyta t’i zhvillonin si vendase.

Por, duke marrë parasysh se vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret e UEFA-s për ndeshjet ndërkombëtare, shtëpia e futbollit evropian ka ndryshuar orarin për ndeshjen e Gjilanit.

Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do e zhvillojë ndeshjen e parë si vendase, kurse të dytën në udhëtim.

Kështu ka njoftuar edhe kundërshtari i gjilanasve, FK Liepaja. Pra, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 korrik në Prishtinë, kurse e ajo e kthimit më 14 korrik në Letoni. /Gazeta Express/

The post Konfirmohet ndryshimi, Gjilani e luan ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Liepajas appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Messi dhe Ronaldo ftohen në ndeshjen e lamtumirës së Carlos Tevez në “La Bombonera”

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj