Telenews

Konfirmohet rasti parë me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë

Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënuar në Kosovë të mërkurën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK). IKSHPK-ja shkroi në Facebook se një burrë 59-vjeçar nga komuna e Fushë Kosovës u hospitalizua në Klinikën Infektive të QKUK-së më 29 korrik, për shkak të simptomave si, lodhja dhe temperatura e lartë.

“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini”, thuhet në njoftim.
Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha IKSHPK. IKSHPK shtoi se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar. Virusi transmetohet kryesisht nga mushkonjat. Mushkonjat infektohen kur ushqehen me shpezë të infektuara dhe kështu e përhapin virusin, përmes pickimit.

Në mesin e simptomave të infektimit janë kokëdhimbja, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme. Virusi i Nilit Perëndimor shkakton sëmundje sezonale në muajt e verës. Ekspertët sugjerojnë që disa prej mënyrave për tu mbrojtur nga infektimi janë veshja e rrobave më mëngë të gjata dhe ngjyra të hapura, që të mos dilet në ambiente të hapura gjatë periudhës kur mushkonjat janë më së shumti aktive në muzg dhe në agim si dhe të përdoren rrjeta nëpër ambiente të hapura të shtëpive.

Disa fakte për virusin e Nilit Perëndimor sipas IKSHPK-së, rreth 80 për qind e të infektuarve nuk kanë asnjë shenjë të infektimit
Virusi nuk përhapet nga një njëri te tjetri. Nuk ka vaksinë në botë për të.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta Qamile Rexha, nëna e ish-komandant “Drinit”

KushtrimGuraj

Ushtria gjermane: Kosova është zhvilluar me shpejtësi, ka autostrada si në Gjermani dhe aeroport modern

KushtrimGuraj

Rrebeshe shiu dhe rënie e temperaturave – ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

KushtrimGuraj