Telenews

KONFISKOHEN 2 MIJË KILOGRAMË MJALTË NË MËNYRË TË KONTRABANDUAR

Sipas komunikatës furgoni me mjaltë është ndaluar në fshatin Debellde, i cili kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas PK-së drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar rrugët malore ka arritur të largohet.
“Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 (dy mijë) kg. mjaltë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

KushtrimGuraj