Telenews

Konjufca kërkon nga ambasadorja e Greqisë Vakali përkrahje për liberalizimin e vizave

Ai i shprehu mirëseardhje duke e uruar për detyrën e re ambasadoren Vakali.
Konjufca njëkohësisht e çmoi përkrahjen e Greqisë ndaj Kosovës, teksa shtoi se i vlerëson marrëdhëniet e mira mes shteteve tona.
Po ashtu, ai përmendi edhe rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Gjatë takimit u shpreh edhe gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Të ngajshme

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj