Telenews

KONJUFCA: ”ORTAKU” I AMBASADORIT BERISHAJ U ZGJEDH KRYEMINISTËR NË SLLOVENI, KUJDES ME GJUHËN NDAJ TYRE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e kuvendit tha se përfshirja e ambasadorit Berishaj në skandalin financiar ishte dëm kolateral dhe sipas tij ishte në mes të një beteje për ta marrë qeverinë në Slloveni. Zgjedhjet e së dielës atje i fitoi Robert Golob, kandidati për kryeministër për të cilin u përfol se Berishaj i kishte dërguar para.
Konjufca tha se duhet të bëhet kujdes që Kosova të mos pozicionohet ndaj Golobit si shpëlarës i parave i cili nesër mund ta vizitojë Kosovën si kryeministër i Sllovenisë.
“Ju kisha lut për një kujdes sa i përket vetëm një dimensioni e ky dimension është se Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar i shkëputjes prej kontekstit të përgjithshëm. E konteksti i përgjithshëm duhet ta keni parasysh se ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë dhe që i besoi populli slloven. Ai nesër do ta vizitojë Kosovën si kryeministër dhe të merret si absolutisht e vërtetë të mos ketë së paku në mënyrë qysh thuhet kritika një distancim sa i përket shtetit slloven, votuesit slloven dhe kryeministrit të nesër slloven e të nënkuptohet se ne po pozicionohemi për të si shpëlarës të parave mendoj se në këtë aspekt duhet të bëhet kujdes”, tha Konjufca.
Tutje ai tha se për të tjerat çështje kushdo që ka përgjegjësi do ta marr vendimin e merituar.
“Sa i përket të tjerave besoj që do të sqarohen të gjitha dhe kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar”, tha ai.

Të ngajshme

Vizitën e parë brenda organizatës policore, drejtori i PK-ës e realizoi në stacionet policore në veri të vendit

Donat Hashani

Hoti: Pika për të zhdukurit u refuzua mbi katër herë, deklarata të nënshkruhet ditët në vijim

Donat Hashani

Përplasje mendimesh mes ish-ministrit të Kosovës dhe Veton Surroit

Donat Hashani