Telenews

Konjufca për Shkurte Fejzën: Emocionuese ta shihje nga afër koncertin e saj

Me 8 qershor është organizuar koncerti i këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza “50 vjet zëri i kombit”, në 50- vjetorin e karrierës së saj, i organizuar dhe i mbajtur në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Gjatë këtij koncerti, kanë qenë të ftuar të shumtë por edhe krerët e vendit.

E kryekuvendari, Glauk Konjufca se këngëtarja, Shkurte Fejza është zëri që e ka shoqëruar me këngë historinë 50 vjeçare të popullit shqiptar në Kosovë. Teksa ka shtuar se veprimtaria e saj artistike është “arkiv i rrallë” që artikulon dhimbjet e popullit tonë, luftën dhe heronjtë e dëshmorë.

“Veprimtaria e saj artistike është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit tonë, dramat dhe tragjeditë, përpjekjet sublime, rezistencën, luftën, heronjtë e dëshmorët, guximin, ëndrrat, shpresën dhe aspiratat tona që vijnë nga e shkuara dhe synojnë nga e ardhmja shpresëplotë. Shkurte Fejza i dha melodi në mënyrë mjeshtërore ngjarjeve dhe ndjenjave tona të përbashkëta”, shkroi Konjufca.

Konjufca shtoi se ishte vërtet “emocionuese” të shihja nga afër koncertin e saj, në 50-vjetorin e karrierës së saj, duke na e risjellë në mënyrë të përzgjedhur veprën e saj të gjerë, së bashku me artistë të tjerë të shquar.

source

Të ngajshme

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

KushtrimGuraj

S’ka fluks në pikat kufitare

KushtrimGuraj

Nuk e pagoi gjobën prej 700 euro – Arrestohet në Merdare 25 vjeçari dhe dërgohet direkt në burg

KushtrimGuraj