Telenews

Konjufca shkon sot në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Lajmi është konfirmuar disa ditë më parë nga shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli përmes një postimi ne Facebook.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, shkroi ai.
Ndërkohë, Kërçeli e ka konfirmuar se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj