Telenews

Konjufca tregon se cili shtet i madh po kryen hetime për Banjskën

Qeveria Federale e Gjermanisë në një përgjigje të dhënë dje, ka thënë se s’janë të përfshirë në hetimet për atë që ka ndodhur në Banjskë më 24 shtator.

“Nuk ka asnjë hetim që është duke u zhvilluar nga ana jonë”, ka potencuar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Lexo edhe

Skandaloze: Gjykata ia vlerësoi si rrethanë lehtësuese “kushtet jo të mira ekonomike” ministres

Megjithatë përkundër kësaj përgjigje zyrtare të Qeverisë Gjermane, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shtete të ndryshme, përfshirë edhe Gjermaninë janë duke kryer hetime për sulmin në Banjskë.

Kreu i Kuvendit ka thënë se përveç KFOR-it, EULEX-it, edhe shtetet e BE-së dhe ato të NATO-s janë duke bërë hetime të pavarura. Këtu ka përmendur SHBA-në dhe Gjermaninë.

“Republika e Kosovës do ta ketë një raport përfundimtar, NATO, EULEX-I, misioni BE-së del me raport të pavarur. Shtetet nacionale, secili është duke bërë hetimet e veta, SHBA, Gjermania, me institucionet e veta që I kanë në Kosovë. Secila edhe në baza nacionale është duke bërë hetimet e tyre”, ka thënë Konjufca. /Telenews.al/

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta