Telenews

Kosova 3×3 në kategorinë e femrave arrijnë fitoren e parë

Kosova 3×3 ka mundur Andorrën me rezultat 12:9.
Kjo ishte fitorja e parë ka në konkurrencën e femrave në kualifikimet për FIBA Europe Cup.
Kjo është hera e dytë radhazi që Kosova përfaqësohet me femrat në këto gara.
Ekipi i Kosovës e nisi ndeshjen më mirë dhe ishte në epërsi konstante, por sidoqoftë, Andorra arrin të barazojë shifrat në 8:8, megjithatë, në momentet vendimtare, vashat Dardane nuk dëshpëruan duke triumfuar 12:9.
Kosova e përfundon grupin me një fitore dhe një humbje, kurse ndeshja e fundit e Grupit B, zhvillohet mes Irlandës dhe Andorrës, ku do të caktohet renditja përfundimtare.
Vendi i parë kualifikohet në gjysmëfinale, derisa vendet 2 dhe 3, do të luajnë edhe një ndeshje eliminatore.

Të ngajshme

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj

Bernard Berisha drejt largimit nga Dinamo City

Rrezarta Ramaj

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj