Kosova është ngjitur për pesë pozita në ranglistën e FIFA-s për kombëtare.
Me këtë ngjitje, kombëtarja jonë ka arritur edhe pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në FIFA e UEFA.
LEXO EDHE
Kosova, pas ndeshjeve kualifikuese për Euro2024 renditet në pozitën e 105-të, që është më e mira ndonjëherë.
Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta.
Kombëtarja në tetor zhvilloi vetëm një përballje, ndonëse në kalendar i kishte dy.
Ndeshjen me Andorrën, djemtë e Kosovës e fituan me rezultat bindës 3-0, ndërsa përballja me Izraelin, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, u shty pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Megjithatë, ka mjaftuar kjo fitore që ekipit të Primozh Glihas t’i jepet kredit dhe të shënojë ndër ngritjet më të mëdha të kombëtareve në këtë rivlerësim të FIFA-s.
Megjithatë, në top-treshe nuk ka ndryshime: Argjentina mban vendin e parë bindshëm me 8.18 pikë, e ndjekur nga sfiduesi më i afër, Franca. Pas tyre është Brazili, por që rrezikohet nga Anglia në vendin e katërt.
Belgjika është në pozitën 5, Portugalia në të 6-tin, Holanda (7), Spanja (8), Italia (9) dhe Kroacia në të 10-tin. /Telenews.al/