Telenews

Ky është kundërshtari i Ballkanit sot në Conference League

Ballkani sot luan ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të garës Uefa Conference League.

Ndeshja luhet ndaj Astanës së Kazakistanit.

Ndeshja fillon në ora 18:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani kërkon të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje në tempullin “Fadil Vokrri” edhe sonte, ndaj një Astane e cila ka dy humbje në dy ndeshjet e para të kësaj gare.

Suharekasit kanë një fitore ndaj Dinamos së Zagrebit kurse kanë humbur ndeshjes e parë, në udhëtim ndaj Plzenit.

Momentalisht grupit C ku luajn këto dy skuadra, tabelës i prinë Plzen me 6 pikë, në vendin e dytë është Ballkani me 3 pikë aq sa ka edhe Dinamo Zagreb por që suharekasit në duele direkte janë më të mirë se kroatët, kurse e funda është Astana pa pikë.

Kujtojmë se gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë greku Vosilis Fotias. /Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta