Telenews

Kosova mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Greqia

Pas tre fitoreve në tri ndeshjet e para, Alain Griesse ka pësuar humbjen e parë si trajner i kombëtares së Kosovë.
“Dardanët” u mposht nga Greqia në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat minimal 0:1.
Pavarësisht se Kosova e dominoi pjesën e parë si me posedim të topit ashtu edhe me raste, ishte Greqia që e shënoi golin e vetëm.
Anastasios Bakasetas shënoi në minutën e 36-të, gol ky që ishte vendimtar për rezultatin e ndeshjes.
Pjesa e dytë ishte më e barabartë, me Greqinë që pati disa raste, por nuk i shfrytëzoi ato.
Derisa, Kosova rrezikoi me goditje nga largësia.
Skuadra e Griesse u penalizua dhe me dy katrona të kuq.
Fillimisht ishte Fidan Aliti që morri kartonin e dytë të verdh dhe u përjashtua nga loja, kurse, me karton të kuq direkt u ndeshua Aro Muriq, i cili preki topin me dorë jashtë 16-shit.
Kosova ndeshjen e radhës e ka kundër Irlandës, të enjten.

Të ngajshme

Ardian Nuhiu rikthehet te Drita, merr drejtimin e kampionëve –

KushtrimGuraj

Dështoi transferimi te Leipzig, Barcelona rikthehet në garë për Fisnik Asllanin –

KushtrimGuraj

Alarmohet Barcelona, lojtari i saj mund të jetë 6 muaj jashtë fushave

Yllka Gashi